Esat Mala është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me Partizanin në Shqipëri.
E falë paraqitjeve mbresëlënëse, talenti nga Kosova është vëzhguar edhe nga skuadra gjermane Stuttgart.
Por këshilltari i klubit të Partizanit, i famshmi Luciano Moggi ka thënë për Panorama Sport se do ta shesin talentin nga Kosova në Evropë.
“Nëse ka një lojtar që sot është në vëmendjen e disa klubeve, ai është Mala. Janë disa klube që interesohen për të, por të shohim me kalimin e kohës”.
“Nuk mund t’ju jap emra konkretë klubesh. Mua më pëlqen shumë ai lojtar dhe mendoj se një lojtar interesant si ai, kaq i ri, mund të shkojë në ndonjë klub europian nëse vazhdon të luajë me përulje dhe me impenjimin e duhur”, tha Moggi.
Në fund italiani tha se futbollistët shqiptarë mund të përshtaten në çdo kampionat të Evropës.
“Për fat të mirë lojtarët shqiptarë tashmë e kanë afirmuar veten edhe në Evropë. Të gjithë e dinë se sa të aftë janë shqiptarët që të përshtaten në çdo kampionat europian, madje edhe të jenë protagonist”.
“Kjo gjë do ta ndihmojë edhe Malën apo edhe ndonjë tjetër që do të punojë me seriozitet në të ardhmen”, përfundoi ish-drejtori i Juventusit. /Telegrafi/