Site icon Telegrafi

Modric: Trajneri më vendosi në pozitën që më pëlqen më së shumti

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Përfaqësuesja e Kroacisë pas 20 vitesh e ka filluar një Kampionat Botëror me fitore të sigurt, pas triumfit prej 2-0 kundër Nigerisë. Kapiteni Luka Modric ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa arriti të realizonte nga penalltia.

“Për neve ishte shumë me rëndësi që ta fillonim turneun me fitore, pavarësisht ndeshjes ndërmjet Argjentinës dhe Islandës, ne ishim të përqendruar te loja jonë”.

Festa e kroatëve pas golit të Modric (Foto: Getty Images)

“Besojmë se në krah të kësaj fitoreje do ta përmirësojmë lojën tonë dhe do të na japë vetëbesim shtesë për të vazhduar drejt objektivit të caktuar”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KAMPIONATI BOTËROR

Mendoj se ndeshja nuk ishte e lehtë, goli i parë erdhi në momentin e duhur, pastaj e kishim më lehtë të luanim dhe ta impononim lojën tonë. Mendoj se fituam me meritë, por Nigeria nuk ishte kundërshtar i lehtë, besoj se do të fitojë pikë në ndeshjet në vijim”, ka deklaruar Luka Modric pas ndeshjes.

Mesfushori i Real Madridit e ka komentuar edhe pozitën e tij më të tërhequr në fushë.

Luka Modric para ekzekutimit të penalltisë (Foto: Getty Images)

“Në ndeshjet e mëparshme kam luajtur më në sulm, por përzgjedhësi më tërhoqi në pozitën, në të cilën ndihem më së miri. Do të luaj atje ku do të më caktojë trajneri”, është shprehur Modric.

Ai ka thënë se ndeshja ndaj Argjentinës do të jetë shumë e vështirë, pasi Albicelestët janë favoritët e grupit.

Me këtë fitore, Kroacia kryeson Grup D me tri pikë, përpara Argjentinës dhe Islandës që luajtën baras (1-1) në xhiron e parë. /Telegrafi/

https://dai.ly/x6m1fxq

Exit mobile version