Humbja nga Portugalia, me rezultat 1:0 në kohën shtesë, e ka mërzitur shumë Luka Mordicin, i cili nuk ka mundur t’i përmbahet lotëve.
Mesfushori i Real Madridit këmbëngul se Kroacia nuk e meritonte të eliminohej nga Portugalia pasi ata bënë një lojë më të mirë se portugezët.
“Ne të gjithë u pajtuam që ekipi më i mirë duhet të shkoj në shtëpi. Ne luajtëm mirë tërë turneun dhe nuk e merituam të jemi jashtë. Ne dominuam lojën ndaj Portugalisë, kishim topin, krijuam raste, por ata fituan me një kundërsulm me fat”, ka thënë Modric.