Ylli i Real Madridit, Luka Modric, është një nga mesfushorët më të mirë në histori sipas ish yllit të Milanit dhe Chelseat, Andriy Shevchenko.
Trajneri që tashëm është në krye të Kombëtares së Ukrainës dhe fitues i Topit të Artë në vitin 2004, ka folur për lojtarin kroat.
Ukraina dhe Kroacia janë duke ‘luftuar’ për vendin e parë në grup, ku janë edhe Turqia, Islanda, Finlanda dhe Kosova.
“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë me ne”.
“Mendoj, Kroacia ka skuadër të madhe, me lojtarë të talentuar”.
“Ata kanë njërin nga mesfushorët më të mirë në histori si Luka Modri, dhe para tij luajnë lojtarë si: [Mario] Mandzukic, [Nikola] Kalinic, [Mateo] Kovacic… skuadër e fortë”.
“Duhet të jemi të përgatitur, dhe do t’i luajmë shanset tona. Mendoj që Ukraina ka gjasa të mira. Jemi të fortë në shtëpi”.
Ukraina luan të premten me Kosovën në Loro Borici. /Telegrafi/