Kapiteni Luka Modric ishte i emocionuar pasi Kroacia barazoi sonte me Belgjikën (0-0) dhe u kualifikua në mesin e 16-të më të mirave në botë, ku e pret ekipi i parë që del nga grupi E.
Belgjika kishte shumë raste, sidomos në pjesën e dytë, por kroatët qëndruan dhe me fat kaluan tutje.
“Jemi shumë të lumtur që jemi në 1/16, mendoj se e kemi merituar. Ne treguam se jemi top ekip dhe se mund të luajmë, dhe kushdo që përballet me ne nuk do ta ketë të lehtë punë”, ka thënë Modric pas ndeshjes.
Ai thekson se Kroacia mund ta kishte zgjidhur ndeshjen më herët.
“Megjithatë, ne ishim të vetëdijshëm se Belgjika ishte një ekip i fortë në anën tjetër. Luajtëm me gjithë zemër dhe më e rëndësishmja është që kaluam tutje”, ka thënë kapiteni.
🇭🇷 @lukamodric10's final #FIFAWorldCup isn't done yet!#Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 1, 2022
Si vendi i parë në këtë grup, shkoi Maroku, që mori shtatë pikë nga tri ndeshje. /Telegrafi/