Një video e prezantueses së stacionit televiziv SET News, e cila raportonte drejtpërdrejt në momentin e tërmetit në Tajvan, është shpërndarë në internet.
Gjithçka rreth saj dridhej dhe lëkundej, por ajo e bëri punën e saj në mënyrë profesionale.
Ajo as që lëvizi nga vendi i saj dhe punën e përfundoi me ton krejtësisht të qetë.
Më pas ajo u bëri me kokë kolegëve të saj duke treguar se ishte gati të vazhdonte punën. Shumë shikues i thanë prezantuesit se e admirojnë atë.
Ndryshe, Tajvani u godit nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballësh të Rihterit, më i forti që ka goditur ishullin në të paktën 25 vjet.
Qeveria tajvaneze tha se nëntë persona mbetën të vdekur dhe 934 u plagosën. /Telegrafi/