Site icon Telegrafi

Moderatori vritet në transmetim të drejtpërdrejtë në Filipine, sulmuesi futet në studio dhe e qëllon me dy plumba në kokë, kamerat filmojnë gjithçka

Moderatori i një radioje lokale në Filipine është vrarë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga sulmues të armatosur, që u futën në shtëpinë që ishte shndërruar në studio.

Juan Jumalon, 57-vjeç, u qëllua me dy plumba në kokë gjatë transmetimit të programit të mëngjesit në Facebook në qytetin Kalamba, transmeton Telegrafi.

Në pamjet rrëqethëse të sulmit, shihet prezantuesi i habitur, duke ngritur kokën pak sekonda para se të shkrepeshin plumbat.

Sulmuesi që nuk shihet në video, më pas ia merr zinxhirin e floririt nga qafa, para se të largohej me motoçikletë me një person tjetër që e priste para shtëpisë.

Jumalon është shpallur i vdekur rrugës për në spital. Motivi i vrasjes së moderatorit mbetet i panjohur për autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/zhirkev/status/1721035849633300749

 

Exit mobile version