Një modele braziliane është arrestuar nën dyshimin se ka udhëhequr narko-kartelin, për të cilin besohet se organizoi atentatin ndaj bashkëshortit të saj pas ahengut të organizuar me rastin e ditëlindjes së katërt të djalit të tyre.
Kamila Marodin, modelja dhe influencuesja, u arrestua më 12 nëntor në qytetin bregdetar Matinjos në shtetin brazilian Parana, transmeton Telegrafi.
Bashkëshorti i Kamilas, Rikardo Marodin, për të cilin policia fillimisht mendoi se është udhëheqës i narko-kartelit, është vrarë gjatë ahengut të djalit të tij që festonte ditëlindjen gjatë 7 nëntorit.
Pas vdekjes së tij, Kamila u tha autoriteteve se bashkëshorti i saj nuk është i përfshirë në aktivitete kriminale, dhe pretendonte që vrasja sigurisht se ka ndodhur se dikush mund ta ketë ngatërruar me dikë tjetër.
Por Kamila u arrestua si e dyshuar për udhëheqjen e narko-kartelit, dhe besohet se është e përfshirë në të shtënat ndaj Rikardit si dhe vdekjen e dy ish-policëve.
Arrestimi i saj erdhi në kuadër të një operacioni të policisë ushtarake, ku u arrestuan edhe 14 tjerë si të dyshuar si anëtarë të narko-kartelit.
Policia ushtarake shkoi në shtëpinë e Kamilas në qytetin Pinhais, që të zbatojë urdhrin për arrestimin e saj, por kur mbërritën mësuan se ajo tashmë ishte larguar.
Disa orë më vonë është kapur derisa po kthehej në shtëpi, ku policia i gjeti një revole Glock që besohet se e kishte fshehur për të fshehur çfarëdo lloj dyshimi.
Zëdhënësi i policisë tha se arrestimi ishte planifikuar prej kohësh, dhe se janë detyruar ta realizojnë pas vdekjes së Rikardos dhe ish-policëve Tijago Sezar Karval dhe Giliermo Antonio da Kosta.
Policët ishin vrarë në rajonin e Kajurus, vetëm tri ditë pas vrasjes së Rikardit. Hetimet e policisë ushtarake kanë zgjatur rreth një vit para vdekjes së Rikardit dhe dy policëve. /Telegrafi/