Site icon Telegrafi

Modelja muslimane hyn në histori pikërisht prej këtyre fotove

Halima Aden, 21 vjeçe, është modelja e parë që pozon me hixhab dhe burkini për Sports Illustrated Swimsuit Issue

E kuptoni që bëhet fjalë për një herë të parë, por pse ka kaq shumë rëndësi?

Kopertina e Halima Aden është shumë herë më modeste se këto. Modelja është me origjinë nga Kenya, rritur muslimane dhe praktikante e fesë.

Ajo pozoi me hixhab dhe burkini (burka dhe bikini, burkini) për një revistë që ka synim kremtimin e seksualitetit dhe sensualitetit të grave.

“Mos ndryshoni veten, ndryshoni lojën,” shkruan ajo në Instagram. “Çdo gjë është e mundur. Kopertina ime në Sports Illustrated më tejkalon mua si person. I dërgon një mesazh komunitetit tim dhe botës se si gra me formime, pamje, fe të ndryshme mund të qëndrojnë përkrah dhe të kremtojnë njëra-tjetrën.”

Halima u rrit në kampin e refugjatëve Kakuma në Kenia. Kur ishte fëmijë, u shpërngul në Shtetet e Bashkuara. Fotot për Sports Illustrated u realizuan në Watamu Beach, në Kenia.

“Mendoj vazhdimisht për veten time 6-vjeçare, në të njëjtin vend, refugjate në kamp,” tha Halima.

“Të rritesha në Amerikë, të përjetoja ëndrrën amerikane dhe të kthehesha në Kenia për t’u fotografuar në vendet më të bukura këtu – është një histori e pabesueshme.

“Sports Illustrated” është një revistë amerikane me lexues kryesisht meshkuj. Ndonëse këtë numër ka edhe fotot e Tyra Banks dhe Beyonce në faqet e saj kryesore, përfshirja e modeles me burkini ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Ndiqni në fotogaleri disa prej supermodeleve që kanë pushtuar faqet e revistës në numrat e kaluar.

Exit mobile version