Site icon Telegrafi

Modeli Xhemaili, nga pistat e Maqedonisë drejt Evropës

Ky është modeli shqiptar nga Shkupi, 19 vjeçari Refik Xhemaili, i cili hapat e parë në karrierën e tij i ka nisur që para tri vitesh.

Si një sukses të çmuar Xhemaili e vlerëson marrjen e titullit “Mister 2006” në Maqedoni. Ai po ashtu është pjesëmarrës në spotet muzikore të Rovena Stefës “Llokumi” dhe në atë të Big Mamës “Dhëndri”.

Xhemaili, për këto tri vite të karrierës së tij, ka marrë pjesë në shumë sfilita dhe revy mode në Kosovë, Preshevë, si dhe në të gjitha qytet e vendit të tij, në Maqedoni.

Momentalisht, ky model, është duke bashkëpunuar më stilistin e njohur, Armend Ramadanin, me të cilin synon realizimin e disa projekteve.

Mirëpo, Xhemaili nuk e ka ndërmend që karrierën e tij ta mbyll vetëm në Ballkan. Së fundi ai ka një ofertë bashkëpunimi nga agjencinë e famshme gjermane të modës “Modelstyle” ku Xhemaili “pret një karrierë të bujshme bashkëpunimi”, ka thënë ai për Telegrafin duke njoftuar se bashkëpunimi pritet të fillojë së shpejti.

“Modelimit i janë hapur mundësitë për shfaqjen dhe bashkëpunimin me kompani
të ndryshme gjë që, deri më tani, ka munguar mjaft te shqiptarët, pra sfera e modelimit pasi qe ka munguar mjaft edhe serioziteti i saj”, kështu thotë Xhemaili, duke folur për talentet shqiptarë të kësaj fushe.

Xhemaili mendon se fajtor për mungesën e modelëve dhe modeleve shqiptarë është edhe “mosinteresimi tek mundësitë e ndryshme që janë për modelet,qofshin për femrat apo për djemtë”.

Por, modeli që po synon pistat e Evropës, Refik Xhemaili, mendon se koha e modelëve shqiptarë do të vijë: “Me kohë do të vijë gjithçka, është në rrjedhë dhe besoj se do kemi edhe ne paksa ide dhe bindje se edhe ne shqiptarët mundemi, por na mungon vetëm qëndrimi dhe të qenit optimist. Sepse jemi një popull shumë i bukur dhe duhet t’i shprehim aftësitë tona”.

Exit mobile version