Secila nga ne e njeh mirë stilin e vet dhe i di mjaft mirë veshjet që i rrinë bukur, ku i kemi defektet, fustanet që na shkojnë më shumë, këpucët e gjithçka duket bukur në trup
Edhe kur është fjala për bikinit, sërish mund të thuhet e njëjta gjë, të gjitha kanë të preferuarat e tyre. Po ka diçka për të thënë pas modelit që zgjedh.
Nëse do modelin me lidhje, trekëndësh, bust apo rrip, gjej të preferuarin dhe shiko çfarë do të thotë për ty.
Trekëndësh. Ti e di që në shumicën e kohës është mirë të mbash gjëra të thjeshta. Ke dëshirë të argëtohesh gjatë gjithë ditës në plazh dhe nuk mund t’u thuash “jo” miqve për të luajtur volejboll apo për të luajtur me valët. Ata të japin gjithmonë ndjenja pozitive, ndaj nuk mundesh t’i refuzosh.
Slogani yt “no stress”, ndonjëherë mund të të çojë edhe në disa situata të papërshtatshme, por e rëndësishme për ty është të ndihesh rehat me lëkurën dhe e sigurt, edhe nëse të duhet të lëvizësh shumë në plazh.
Rrip. Ndonjëherë njerëzit mendojnë se ke një ndjeshmëri më të lartë se të tjerët, por zakonisht kjo nuk të karakterizon gjithmonë, ti do vetëm të jesh bashkë me ta, pa menduar dhe analizuar situata… Je e njohur në plazh si mbretëresha “pa linja” dhe të pëlqen që gjithçka të jetë në rregull.
Kur diçka nuk shkon ashtu siç duhet, i jep përparësi për ta rregulluar. Bëj më shumë kujdes për menaxhimin e situatave të pakëndshme (ndonjë lëvizje e vogël e bikini) dhe mos harro se nganjëherë është më mirë t’i lësh gjërat të ndodhin.
Sportive. Është modeli që të jep më shumë siguri, sepse peshën kryesore e ke mbi supe. Kjo do të thotë që je natyrë e fortë dhe e sigurt, armiqtë nuk i lejon kurrë të shkelin në rrugën tënde. Je gjithmonë e gatshme dhe gjithmonë në fushën e lojës në plazh, madje edhe mund të konkurrosh për çmim.
Miqtë i mbron sikur të ishin njerëzit e familjes dhe je shumë besnike. Edhe ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë në rrugën e duhur dhe të tjerët të frikësojnë, përpiqesh të tregosh se vendosmëria është e madhe dhe vjen nga dashuria për ata që ke afër, shkruan Class.
Bust. Ndoshta je pak më fanatike se sa miqtë e tu, por ti e di mjaft mirë çfarë të shkon më shumë në trup. Je gjithmonë e prirur për të ndjekur trendet, duke e ditur se çfarë është e re, është edhe e nxehtë – kështu që nuk është çudi që zgjedh pikërisht atë model që është ideal për notin.
Do që të rrethohesh gjithë kohën me miq, sepse ke shumë histori për të treguar. Nuk ke frikë të provosh gjëra të reja, sepse e di gjithmonë si do shkojë gjithçka që merr përsipër të bësh. /Telegrafi/