Telegrafi

Manchester United kthehet te fitoret, mposht bindshëm Newcastlen

Manchester United (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

Manchester United ka arritur fitore ndaj Newcaslte me rezultat të thellë 4-1.

Edhe pse “Djajtë e kuq” e nisën ndeshjen në disavantazh, në fund shënuan katër herë për të fituar.

Matthew Longstaff shënoi për mysafirët për 1-0 në minutën e 17-të, por United u përgjigj shpejt.

Anthony Martial i barzoi shifrat në minutën e 24-të për 1-1.

Matthew Longstaff i Newcastle United (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe vendasit morën epërsinë me Mason Greenwood që shënoi për 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me gol, pasi edhe Marcus Rashord gjeti rrjetën (3-1).

Marcus Rashford . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Pjesa e dytë nuk solli shumë pasi United e kishte siguruar fitoren.

Martial shënoi edhe një herë për 4-1 në minutën e 51-të.

Me këtë fitore Manchester United ngjiten në vendin e shtatë me 29 pikë. /Telegrafi/