Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit vijnë edhe me një bashkëpunim.
Këtë vit, në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), do të ndërtohen dy fusha sintetike të futbollit, me përmasa 105 x 68 metra, sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.
Drejtori i Pronës, Dren Kukaj, bashkë me përfaqësues të FFK-së, kanë dalë në terren për t’i parë nga afër pronat komunale ku potencialisht mund të ndërtohen këto fusha, ashtu që të ndahen parcelat sa më të përshtatshme.
Punimet pritet të fillojnë gjatë këtij vitit por që ende nuk është zbuluar një datë e saktë për fillimin e tyre.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë një bashkëpunim të shkëlqyer mes vete.
Kujtojmë se brenda vitit 2018 pritet të fillojnë punimet edhe për ndërtimin e stadiumit kombëtar në Drenas. /Telegrafi/