Henrikh Mkhitaryan ishte një prej transferimeve të bujshme te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.
Mirëpo, ai nuk po e gjen veten në këtë fillim sezoni në kampionatin anglez.
Mesfushori armen është duke u angazhuar si anësor nga Jose Mourinho, mirëpo atij nuk i pëlqen kjo pozitë.
Sipas The Sun, Mkhitaryan dëshiron të luajë në pozitën e numrit 10, prapa sulmuesve.
Ish-mesfushori i Borussia Dortmundit u votua si lojtari më i mirë i Bundesligas në sezonin e kaluar, gjatë të cilit shënoi 11 gola dhe dhuroi 15 asistime. /Telegrafi/