Henrikh Mkhitaryan ka folur rreth zgjedhjes së Manchester Unitedit dhe asaj se çfarë mendonte për Ligën Premier para se të transferohet.
Mesfushori armen u transferua në verë nga gjermanët e Borussia Dortmundit për një shifër rreth 30 milionë euro, ku në fillim pati vështirësi ta ambientohet, por tani është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Jose Mourinhos.
Mkhitaryan ka treguar se nuk ishte e vështirë të zgjedhe Unitedit, pasi janë një klub i madh, ndërsa Ligën Premier nuk e ka pritur që të jetë kaq e vështirë.
“Manchester United është një klub më i madh se Borussia Dortmund. Gjithkush e di, dhe ju duhet të pranoni atë”, ka thënë fillimisht Mkhitaryan.
“Kur shikoja Ligën Premier në TV, unë nuk prisja që ajo të jetë e vështirë. Kundërshtarët janë të gjithë të fortë fizikisht”, përfundoi ylli armen. /Telegrafi/