Pasi është mbyllur sezoni, në Gjermani futbollistët e Bundesligës kanë votuar për futbollistin më të mirë të edicionit 2015/2016.
Me 31,1% të votave, fitues ka rezultuar mesfushori i Borussia Dortmundit, Henrikh Mkhitaryan, i votuar nga 235 kolegë.
Këtë sezon 27-vjeçari armen ka qenë i jashtëzakonshëm me Dortmundin, duke shënuar 11 gola në Bundesligë e duke dhënë shumë asiste, përveç 12 golave mes kupës e Ligës së Evropës.
Ndërkaq, një tjetër futbollist i Dortmundit është nderuar, sepse mesfushori Julian Weigl është zgjedhur i riu më i mirë në Bundesligë.