Henrikh Mkhitaryan është njeriu i momentin te Manchester Unitedi.
Goli i anësorit nga Armenia i dha Djajve të Kuq fitore ndaj Tottenhamit në fundjavë me rezultat 1-0 dhe kjo ishte fitorja e parë në Old Trafford pas katër barazimesh radhazi.
Fatkeqësisht 27-vjeçari u detyrua të largohet më herët nga fusha pasi pësoi një tërheqje muskulare.
Ish-ylli BVB-së u largua nga hoteli i skuadrës i mërzitur me Lamborghin Aventador në vlerë 300 mijë euro. /Telegrafi/