Telegrafi

Mkhitaryan i lumtur me golin e parë për Unitedin

Henrikh Mkhitaryan ndihet i lumtur me golin e tij të parë për Manchester United.

Mesfushori armen ka arritur të gjej golin e parë me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Zoryas.

Ky gol e ka lumturuar tej mase Mkhitaryanin, i cili shpreson që goli i tij i ardhshëm të jetë para tifozëve në ‘Old Trafford’.

Lexo po ashtu Hummels mesazh Mourinhos: Fute në lojë më shumë Mkhitaryanin

“Është një gol që peshon shumë mbi supet e mia”, ka thënë fillimisht Mkhitaryan pas ndeshjes.

Festa e golit së bashku me Ibrahimovicin

“Por, goli im i ardhshëm duhet të jetë në Old Trafford”, përfundoi mesfushori armen. /Telegrafi/