Futbollisti armen ka qenë në dyshim për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Henrikh Mkhitaryan është rikthyer i lënduar nga Armenia dhe prania e tij në derbin e qytetit mes Manchester United dhe Manchester Cityt ka qenë në dyshim të madh.
Megjithatë lojtari ka shtrënguar dhëmbët dhe do të jetë i gatshëm për lojën e nesërme, lajm të cilin e konfirmuar edhe trajneri Jose Mourinho.
“Mkhitaryan është rikuperuar. Nuk e them se mund të luaj 90 minuta por ai do të jetë aty i gatshëm për të na ndihmuar.“Për fat të mirë nuk kemi lojtarë të lënduar dhe të gjithë janë kthyer në kohë për të kryer së paku nga një seancë stërvitore me ekipin”, ka deklaruar Mourinho për MUTV.