Uji i ftohtë
Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet, Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat. Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegur dhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore.
Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t’i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura.
Qumështi
I zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave.
Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve, transmeton Telegrafi.
Lëngu i qepës
Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur.
Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.
Të bardhët e vezës
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave.
Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.
Jogurti
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve. Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit.
Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt. Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani. /Telegrafi/