Lëndimi i yllit spanjoll Fernando Torres ka prekur gjithë botën e futbollit.
Por ish-reprezentuesi spanjoll ka shpëtuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
Jetën Torresit ia shpëtuan dy shokët e skuadrës, mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko dhe kapiteni Gabi.
Këtë gjë e ka zbuluar mjeku i klubit vendas Deportivo La Coruna, Carlos Larino.
Larino i ka përgëzuar dy lojtarët për gatishmërinë që ata kanë treguar duke shpëtuar Torresin.
“Ajo çfarë kanë bërë Gabi dhe Vrsaljko ishte fantastike. Të dy e ndihmuan Torresin duke ia shpëtuar jetën”.
“Ishte i mrekullueshëm reagimi i tyre”, deklaroi Carlos Larino.
Torres tani është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/