Site icon Telegrafi

Mjekra si formë e joshjes së femrave

Shkencëtarët vitin e kaluar dolën me një përfundim për mjekrën, duke thënë se i ka dalë moda dhe se meshkujt duhet ta rruajnë mjekrën sepse nuk është më unike.

Por tani është publikuar një studim i ri në të cilin thuhet se mjekra aq më e shpeshtë dhe më e madhe të jetë, po përdoret si formë e joshjes së femrave nga burrat.

Shkencëtarët janë të mendimit se meshkujt po e përdorin mjekrën e tyre për të shprehur dominimin në shoqëri dhe kjo po i joshë edhe femrat të cilat kanë filluar t’i pëlqejnë meshkujt me mjekër.

Ky “simbol” do të thotë se femrat edhe nëse nuk e pëlqejnë mjekrën, atyre përsëri u duket atraktive sepse me këtë e shohin një mashkull më dominues në shoqëri, transmeton Koha.net.

Kjo teori është prezantuar nga Universiteti i Australisë Perëndimore. /Telegrafi/
 

Exit mobile version