Site icon Telegrafi

Mjekja e zjarrtë: prekte penisët e meshkujve dhe i detyronte të bënin seks!

Bilana Nikolova Trask është mjeke nga Broken Hili në Australi, e cila pacientëve të vet u ofronte marrëdhënie seksuale pas kontrollimit të gjenitaleve të tyre, transmeton Telegrafi.

Ajo njërin ndër pacientët e shumtë më parë e ka prekur në gjenitale, pastaj i ka ofruar seks. Pacienti ka pranuar dhe kanë bërë seks madje edhe në vendin e punës!

Lëmshi ka filluar të zhvillohet kur tradhtinë ia ka zbuluar bashkëshortja, ndërkaq shumë shpejt meshkuj të shumtë janë paraqitur si viktima të mjekës së pangopshme.

Kjo mjeke e praktikës së përgjithshme për shkak të sjelljeve joprofesionale është suspenduar në afat prej tre muajsh, transmeton Telegrafi. Siç theksohet në media, ajo ka qenë në lidhje të ngushtë, në marrëdhënie personale me pacientët, të cilëve u ka ofruar seks, këshilla mjekësore dhe rezultate të gjakut nëpërmjet Facebookut.

Pas tre muajve suspendimi ajo do të detyrohet të shkojë në kurs të mjekësisë etike me shpenzime vetjake për të arritur përvojë praktike te një mentor profesionist, i cili do të zgjat 18 muaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version