Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Mendohet se 80% e njerëzve përgjatë jetës së tyre, kanë probleme me dhimbje të shpinës. Dhimbja e shpinës është diçka që më së shpeshti pacientët do i shpie tek mjeku.
Disa autorë thonë se 70% e të sëmurë me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, rehabilitohen pas tri javësh, kurse 90% përgjatë 6-12 javësh. Raportet nga komisionet invalidore, vlerësojnë se 35% e tyre vuajnë nga diskopatia. Pjesa dërmuese e të sëmurëve vuan nga hernia diskale, në moshën më aktive për punë dhe jetë.
Shumë shkaktarë mund të pengojnë punën e harmonizuar të diskut, kurse më e shpeshta është trauma vibracione. Personat më të goditur janë vozitësit profesional, zdrukthëtarët, xehetarët, punëtorët fizikë, teknikët mjekësorë, sportistët e lënduar, por edhe të tjerët me profesione të ngjashme.
Pasojat
Numri i atyre që kanë probleme me kurrizin nuk është i vogël, madje edhe i atyre që operohen. Meqenëse zgjatja e hernisë së diskut lumbal mund të jetë edhe kronike, pasojat nuk përkufizohen vetëm në vështirësi me shpinë, por edhe në sëmundje psikosociale.
Goditje psikoemocionale, në fillim, shkaktojnë dhimbjet, madje shumë shpesh edhe paaftësia e lëvizjeve; më vonë ndjenja e paaftësisë, nganjëherë humbja e kontrollit të urinimit dhe jashtëqitjes, por edhe problemet me ekzistencën materiale të familjes.
Mjerisht numri atyre të cilët i nënshtrohen operacionit jo të lehtë dhe jo të parrezikshëm e të kushtueshëm (nganjëherë edhe disa operimeve të njëpasnjëshme), nuk është i parëndësishëm.
Disku që ndodhet në mes të unazave, mund të krahasohet me një amortizator. Ai, përbëhet nga pjesa e butë e brendshme dhe pjesa unazore e jashtme. Ky ‘amortizator’, funksionon nën shtypje të caktuar, në mënyrë të caktuar.
Disa shkaktarë mund të pengojnë funksionimin e harmonizuar të diskut, kurse nëse gjendja vazhdon, vjen gjer tek shtypja në rrënjë të nervit në afërsi të tij, që manifestohet me dhimbje, therje përgjatë këmbës ose këmbëve (më së shpeshti, kjo gjendje shpjegohet sikurse ishias).
Trajtimi
Nëse nuk është në pyetje një dëmtim serioz neurologjik i nervit kryesore ishiatik, nëse janë provuar madje edhe metoda të ndryshme të shërimit sikurse është edhe e ashtuquajtura “bllokada” e nervit, siç po aplikojnë disa, kiropraktika e mirëfilltë, mund të ndihmojë shumë, madje edhe plotësisht të zgjidhë në këtë problem.
Pra, me anë të kiropraktikës, një metode të thjeshtë, jo të dhimbshme dhe natyrale, mund të bëhet lirimi, çlirimi i nervit, pushimi i dhimbjeve, kryesisht me 2–3 trajtime (zakonisht një herë në javë).
Pra, ne nuk rekomandojmë operimin që mund të jetë edhe i rrezikshëm, me dhimbje dhe i kushtueshëm, por ndjekim ligjet natyrore të organizmi, sikurse edhe pëlkimet, nxjerrjet nga vendi i këmbës, dorës, krahut, të cilat natyrisht i punojmë dhe rregullojmë pa problem.
Pas vendosjeve apo kthimit të unazave në vendin e vet (zakonisht ndodhë pas trajtimit të parë ose më së shumti, trajtimit të dytë, varësisht nga gjendja e pacientit), i sëmuri, menjëherë, e ndjen vetën më lehtë.
Përveç kësaj, rekomandojmë pushim gjatë kësaj periudhe dhe shtrirje përgjatë ditës 1-2 orë në sipërfaqe të drejtë dhe të fortë, shëtitje jo të gjata, masazhe manuale me dorë (kurrsesi me rrymë apo mjete të ngjashme). /Telegrafi/