Site icon Telegrafi

Mjekët japin detaje rreth vdekjes së Abes: Katër orë u përpoqëm të ndalojmë gjakderdhjen, por ishte e kot

Mjekët në konferencën për shtyp konfirmuan se kanë shpenzuar katër orë e gjysmë duke e trajtuar Shinzon Aben, ish-kryeministrin japonez.

Ishin 20 profesionistë mjekësorë që trajtonin ish-udhëheqësin japonez, Shinzo Abe pasi ai u qëllua në Nara të premten, thanë mjekët në Universitetin Mjekësor Nara.

Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Në fillim, një ekip prej 10 profesionistësh po e trajtonin atë, por numri u dyfishua, thanë mjekët në një konferencë shtypi të premten, raporton cnn.

Ata u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen dhe bënë një transfuzion gjaku, duke përdorur më shumë se 100 njësi gjaku, por ishte e kot.

Ata konfirmuan se politikani kishte marrë dy plagë, që besohet se ishin shkaku i plumbave, por mjekët nuk kanë mundur t’i gjenin ato gjatë operacionit, raporton bbc.

Ndërkohë, 67-vjeçari ishte në qytetin jugor të Naras duke bërë fushatë në emër të një kandidati që garonte për Dhomën e Lartë të Japonisë.

Lexo po ashtu I dyshuari për plagosjen e Shinzo Abes, Yamagami: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të

Ish-kryeministri ishte duke mbajtur një fjalim kur u qëllua nga një person i armatosur – një 41-vjeçar që besohet të jetë ish-anëtar i Forcave të Vetëmbrojtjes, ekuivalenti i marinës së Japonisë.

Abe ishte i vetëdijshëm kur u dërgua në spital, por vdiq më vonë në moshën 67-vjeçare pasi nuk mundi t’i përballonte plagët e rënda. /Telegrafi/

Exit mobile version