Edinson Cavani është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe padyshim njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Uruguait.
Ai në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë shënoi dy herë duke e dërguar skuadrën e tij në çerekfinale.
Por në minutat e fundit ai e lëshoi fushë, pasi ndjente dhimbje në kofshën e këmbës.
Sulmuesi i PSG-së nuk ishte stërvitur në ditët e fundit, ndërsa ishte parë duke çaluar një ditë pas ndeshjes me Portugalinë.
Kombëtarja e Uruguait e ka publikuar një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur rezultatet e kontrolleve të detajuara mjekësore.
Actualización de la información médica sobre el futbolista Edinson Cavani. pic.twitter.com/h8hunNSsDB
— Selección Uruguaya (@Uruguay) July 3, 2018
Sulmuesi nuk ka këputje muskuli dhe ky është lajm zyrtar tashmë. Ai pritet të jetë i pranishëm në ndeshje me Francën.
Cavani nuk ka stërvitur kohën e fundit dhe trajnerin Washington Tabarez mund të mos e rrezikojë nga fillimi, por ta fus në pjesën e dytë./Telegrafi/