Telegrafi

Mjekësia alternative për pak sa nuk i kushtoi me jetë tajlandezes, ia lyen barkun me vaj dhe u përfshi nga zjarri – pësoi djegie të shkallës së tretë

Ky është momenti rrëqethës kur një paciente përfshihet nga zjarri gjatë trajtimit me mjekësi alternative në Tajlandë, ku si pasojë pësoi djegie të shkallës së tretë.

Modelja e cila është identifikuar vetëm në nofkën Game, kishte shkuar në një klinikë për të provuar trajtimin e nxehtësisë të cilit “Thai” të quajtur Phao Ya, që përfshin peshqirin e ndezur të vendosur në bark, me shpresën se do ta ndihmojë me sëmundjen digjestive, transmeton Telegrafi.

Në pamjet amatore, ajo duke fillimisht shumë e relaksuar duke biseduar me asistentët, dhe buzëqeshte derisa qëndronte e shtrirë në shtrat e mbuluar me peshqir që ishte lyer me disa vajra.

Megjithatë, kur “mjeku” kur përdori qiriun për ta ndezur vajin në peshqir, zjarri u shpërnda në tërë trupin dhe bëri që ajo të kaplohet nga paniku.

Videoja shfaq Game duke bërtitur nga dhimbjet kur ndjen zjarrin në lëkurë. Pavarësisht se u shtri në dysheme dhe tentonte të fikte zjarrin, ajo pësoi djegie të shkallës së tretë. /Telegrafi/