Site icon Telegrafi

I mjaftojnë pak minuta, Qëndrim Zyba lë shenjë në debutim te Slovan Liberec

Qëndrim Zybës i kanë mjaftuar vetëm dhjetë minuta për të lënë shenjë në te klubi i ri Slovan Liberec, ku ka debutuar në elitën e futbollit çek.

Skuadra e tij në xhiron e parë si mysafir i Karvinës fitoi me rezultat 3-1.

Zyba asistoi pas shtatë minutash paraqitje në fushë, pasi u inkuadrua në minutën e 80-të, ndërsa asistoi për golin 3-1 të skuadrës së tij në minutën e 87-të.

Ai mori një top dhe me të parën pasoi duke e lënë sulmuesin e tij të vetëm me portierin.

 

Sipas SofaScore ai u vlerësua me notën 7.8, duke pasur shtatë pasime të kompletuara ng shtatë sa i tentoi, duke krijuar një rast të madh dhe një driblim.

Zyba iu bashkua gjatë verës ekipit çek nga skuadra e Ballkanit, pasi më parë ishte i huazuar te skuadra polake, Legia e Varshavës, ekip që nuk i dha shumë hapësirë për t’i treguar vlerat në fushën e futbollit.

Zyba ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027./Telegrafi/

Exit mobile version