Emir Kuhinja do ta mbajë gjatë në mend 2 shkurtin e vitit 2024, pasi ka bërë debutimin në futbollin profesionist.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova vetëm një javë më herët ka bërë hapin e madh në karrierë, derisa iu bashkua Magdeburgut në Bundesliga 2 nga Regionaliga ku luante për SGV Freiburg.
E qysh në ndeshjen e tij të parë në futbollin profesionist, Kuhinja ka realizuar golin e tij të parë në sfidën ndaj Holstein Kiel.
21-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 90+4 në vend të Hugenot dhe vetëm një minutë më vonë u shëndrrua në hero të Magdeburgit.
Kuhinja u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje nga afërsia realizoi për të barazuar shifrat në 1-1 duke sjell një gëzim të madh në stadium.
Te Magdeburgu në këtë ndeshje luajtën si titullar edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, mbrojtësi i Kosovës U21, Andi Hoti dhe sulmuesi nga Shqipëria, Jason Ceka.
Ky ishte goli i parë i sulmuesit qendror në futbollin profesionist dhe një nisje e mbarë për një karrierë që duket se është e destinuar të jetë e madhe. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z8EAxOmQYuI