Site icon Telegrafi

Miura në moshën 55 vjeçare afër të kompletojë transferimin në kategorinë e dytë të futbollit japonez

Futbollisti legjendar japonez Kazuyoshi Miura do të bëjë një transferim tronditës teksa i rikthehet futbollit evropian në moshën 55-vjeçare.

Njeriu që theu të gjitha rekordet si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, nuk ka ndërmend të ndalet dhe ka vendosur ta çojë karrierën e tij në një nivel tjetër më të lartë.

Miura (55) është fotografuar në aeroport në prag të transferimit të tij tronditës nga divizioni i katërt Suzuka Point Getters.

Klubi i tij i ri, çuditërisht, do të jetë skuadra portugeze e kategorisë së dytë Oliveirense.

Me gjithë respektin për kategorinë e katërt të futbollit japonez, transferimi në kategorinë e dytë të futbollit portugez është një tronditje e madhe, edhe pse është i njëjti pronar i Yokohama dhe Oliveirense (Onodera Group).

Miura bëri debutimin e tij profesional në futboll në 1986. 23 vjet më parë, ai i tha lamtumirë të luajturit në Evropë, dhe klubi i tij i fundit evropian ishte Dinamo Zagreb në 1999.

Oliveirense aktualisht zë vendin e 14-të në kategorinë e dytë të Portugalisë dhe do të shohim nëse përvoja e Miurës do t’i ndihmojë ata të ngjiten në tabelën e ligës. /Telegrafi/

Exit mobile version