Site icon Telegrafi

Mitrovica pa rrymë, KEDS premton evitim të prishjes

Banorët e qytetit të Mitrovicës , nga e hëna nuk janë duke u furnizuar me energji elektrike. Në KEDS kanë thënë se për shkak të prishjeve ka pasur ndërprerje të rrymës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, në një prononcim për Telegrafi ka treguar se ka prishje në rrjetin 35 KV (Kilovolt), në linjën e Shupkovcit, në Mitrovicë.

Sipas tij, kjo prishje pritet që të evitohet shumë shpejt, duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët në Mitrovicë.

“Ka prishje në rrjetin 35 kilovolt, linja e Shupkovcit. Konsumatorët kanë ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë, për çka kërkojmë mirëkuptim. Prishja pritet të evitohet shumë shpejt”, ka thënë Buzhala. /Telegrafi/

Exit mobile version