Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës ka filluar festivali “Mitrovica International Jazz Days”, i cili do të zgjasë deri të shtunën.
Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se ky festival sjell personalitete të shquara në Mitrovicë. E sipas tij, Mitrovica tashmë është bërë epiqendër e festivaleve dhe aktiviteteve kulturore, shkruan Telegrafi.
Hamza është shprehur se qeverisja e tij i ka përkrahur në vazhdimësi ngjarjet e tilla.
“Qeverisja ime i ka përkrahur vazhdimisht ngjarjet e tilla, të cilat promovojnë talente të reja dhe i japin një imazh tjetër Mitrovicës”, ka thënë Hamza.
Kreu i qytetit të Mitrovicës e ka uruar artisten Rona Nishliu për përzgjedhjen e programit dhe përformuesve.
“Me punë të pandalshme, me fuqinë e artit, kulturës e sportit, ne e kemi ndërtuar identitetin dhe kulturën e mirëkuptimit!”, ka thënë tutje ai./Telegrafi/