Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.
Vashat mitrovicase mposhtën në finale Kosovën e Prishtinës, 7-1.
Ndeshja e luajtur në stadiumin Fadil Vokrri u dominua nga kampionet, të cilat pjesën e parë e mbyllën 4-1.
Mitrovicaset e dominuan takimin edhe në pjesën e dytë.
Takimi u përcoll nga numër i vogël shikuesish. /Telegrafi/
Kosova (P) – Mitrovica 1:7
Stadiumi “Fadil Vokrri”
Gjyqtarë: L. Mustafa, A. Peshteri, V. Kelmendi, A. Halilaj
Kartonë të verdhë: B. Gjonbalaj – A. Gjegji
Karton i kuq: A. Gjegji (pas dy të verdhëve)
Kosova (P): Kryeziu, Bunjaku, Ternava, Shabani (Brajshori), Haklaj, Syla, Berisha, J.Gashi, A.Gashi, B.Gashi (Gjonbalaj), Tasholli (Osmani). Trajner: Ilir Sopi
Mitrovica: Rexhepi (Kolgeci), Elezaj, Osmani, Syla, Haziri, Bajra (Kastrati), Gjegji, Biqkaj, Berisha, Halilaj, Zeka (Rexha).
Trajner: Seid Ombashi