Telegrafi

Misteri i thjeshtë tregon se sa pak kemi njohuri në matematikë

Meqenëse matematika nuk është ndër lëndët më të preferuara në shkollë, nuk është aq tronditëse të zbulosh se enigmat e matematikës janë më të vështirat për tu trajtuar.

Por ndonjëherë, ato janë mënyra më e mirë për të zgjuar trurin tuaj. Ju mund të përdorni bazat tuaja në matematikë dhe të sfidoni veten për të zgjidhur enigmën e paraqitur më poshtë. Mund të duket si një e thjeshtë, por kjo është vetëm ndjesia që keni në shikim të parë.

Mister për herë të parë u shfaq në Twitter. Gazetari Jitesh Pillai e postoi atë dhe i sfidoi njerëzit për ta zgjidhur. Saktësisht, ai u kërkoi njerëzve të numërojnë numrin e trekëndëshave që shohin në foto. Kjo pyetje e thjeshtë tregoi se shumë njerëz janë vërtet të tmerrshëm në matematikë! A besoni se do të jeni në gjendje ta zgjidhni atë?

Në fillim mendoni se është një copë tortë. Ju e konsideroni një trekëndësh të madh. Kur dalloni trekëndëshat e tjerë, atëherë e kupton që duhet të merrni parasysh të gjitha format brenda trekëndëshit më të madh. Kjo është arsyeja pse kishte kaq shumë përgjigje të ndryshme në lidhje me këtë postim. Duke filluar nga një trekëndësh, e duke përfunduar me njëzet e katër.

Këta janë të gjithë trekëndëshat që duhet t’i gjeni: