Kjo për shak se senati në Missouri ka miratuar një ligj, që hyn në fuqi më 28 Gusht, në të cilin ndalohet që mësuesit të kenë miq studentët e tyre në Facebook, Twitter, Google + apo në rrjetet e tjera sociale. Nëse një vendim i tillë shkelet atëherë parashikohet dënim për të dyja palët, deri në përjashtim nga shkolla.
Por problemi i vetëm mbetet fakti se si do të kontrollohet një vendim i tillë. Sipas ligjit, parashikohet që të ngrihet nje grup i posaçëm ekspertësh të cilët do të monitorojnë të gjithë faqet e mësuesve dhe nxënësve në shkollat respektive. Por ende nuk dihet se sa efektive do të jetë kjo metodë në praktikë. /Telegrafi/