Një aeroplan aterroi për herë të parë në pistën e helikopterit dhe ky mision u realizua në heliportin ikonë të Burj Al Arab të Dubait.
Misioni që të lë pa frymë u ndërmor nga piloti Lukasz Czepiela ndërsa u ndihmua nga kompania austriake e pijeve energjike, Red Bull.
Hapësira e heliportit ka vetëm 27 metra gjerësi dhe është 14 herë më e vogël se pista më e shkurtër në botë, që do të thotë se pilotit iu deshën aftësi të jashtëzakonshme për të aterruar me sukses.
Czepiela zbuloi se “jam stërvitur dy vjet për këtë fluturim ndërsa kam realizuar 650 prova”.
Heliporti i Burj Al Arab është 212 metra mbi nivelin e detit dhe korrespondon me katin e 56-të të hotelit.
Aeroplani u modifikua për ta bërë atë sa më të lehtë dhe të aftë për t’u ulur pa pasur nevojë për një pistë të gjatë.
Heliporti është i njohur për aktivitetet promovuese.
Në vitin 2005, ai priti një ndeshje tenisi midis Roger Federer dhe Andre Agassi.
Tiger Woods dhe Rory McIlroy gjithashtu luanin golf. /Telegrafi/