Site icon Telegrafi

Mishi “fajtor” për pubertetin e hershëm

Studimi është realizuar në Universitetin Brighton në Britani të Madhe, ndërsa rezultatet e tij pohojnë se vajzat në moshë fëmijërore që konsumojnë sasi të konsiderueshme të mishit, si pjesë e ushqimit të tyre, janë më të prira që t’i fitojnë menstruacionet në moshë më të hershme sesa ato që konsumojnë mish më rrallë.

Sipas rezultateve të studimit, 49 për qind e vajzave që kishin ngrënë më shumë se 12 vakte me mish brenda javës, e kanë fituar menstruacionin e parë para moshës 12-vjeçare, ndërkaq vetëm 35 për qind e vajzave, të cilat kishin ngrënë më pak se katër vakte me mish brenda javës, e kanë fituar menstruacionin e parë në këtë periudhë.

Megjithatë, autorët e studimit thonë se mishi është burim i shumë substancave ushqyese, andaj femrat nuk duhet t’i shmangen mishit, pasi konsumimi mesatar i tij është shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve. /Telegrafi/

Exit mobile version