Site icon Telegrafi

Mirlind Daku shënon golin e tretë në kampionat, Rubin Kazan fiton pikë

Mirlind Daku po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa ka shënuar sërish te Rubin Kazani.

Sulmuesi 26-vjeçar e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme pasi po shënon rregullisht.

Sulmuesi kuqezi gjeti sërish rrugën e rrjetën në duelin e ditë së sotme ndaj Rostov.

Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 62-të, në ndeshjen që u mbyll 1-1.

 

Ky ishte goli i tretë në 4 javë kampionat për Mirlind Dakun, që është shndërruar në një sulmues të vërtetë te Rubin Kazani.

Ai po kërkohet me ngulm nga Cagliari në Serie A, por ofertat e klubit italian nuk e kanë bindur klubin rus. /Telegrafi/ 

Exit mobile version