Telegrafi

Mirlind Daku shënon dhe asiston, Mura e tij kalon tutje

Sulmuesi kosovar Mirlind Daku ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e Muras në Ligën e Konferencës.

Skuadra sllovene triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Sf.Gheorghe me rezultatin 2-1.

Sulmuesi gjilanas nuk ishte lënë të futej në Moldavi në ndeshjen e parë pasi posedon pasaportë të Kosovës.

24-vjeçari asistoi te goli i parë i shënuar nga Nikola Petkovic në fillim të pjesës së dytë.

 

Kurse në minutën e 81-të, Daku shënoi golin e dytë dhe të fitores.

 

Mura kalon në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës rezultat të përgjithshëm prej 4-2/Telegrafi/