Site icon Telegrafi

Mirlind Daku pjesë e formacionit të sezonit në ligën e Sllovenisë

Mirlind Daku ka shkëlqyer në këtë sezon në Superligën e Sllovenisë, më saktësisht te Mura.

Lojtari shqiptar tregoi formë të lartë në elitën e futbollit slloven, duke i treguar cilësitë e tij nga java në javë.

Ish-lojtari i Llapit dhe Ballkanit ka shënuar 18 gola dhe ka dy asistime në 35 ndeshje të luajtura te Mura në këtë edicion.

Këto statistika fantastike i mundësuan atij që të futet në formacionin e sezonit në Superligën e Sllovenisë.

Daku me këto statistika mund të sigurojë vetës në të ardhmen një skuadër të kalibrit më të lartë, duke ditur se është vetëm 25 vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version