Site icon Telegrafi

Mirlind Daku nuk po ndalet me gola – shënon dy herë te Mura në takimin me Domzale

Mirlind Daku është duke kaluar në një formë të mrekullueshme javët e fundit me Muran.

Ai pas dy golave të shënuara në Ligën e Konferencës, arriti të realizoi edhe sonte kundër Domzale.

Në ndeshjen ndërmjet Muras dhe Domzales, 24-vjeçari ka realizuar golin e epërsisë në minutën e 17-të, i cili është edhe i pari për të këtë sezon në Superligën e Sllovenisë.

Sulmuesi kosovar nuk u ndal me kaq, pasi ia doli të shënojë edhe golin e tij të dytë në ndeshje (61’), për rezultatin 3-2.

Aktualisht kanë mbetur më pas se gjysmë ore lojë nga koha e rregullt, por ka ende kohë që të nxjerrë një barazim apo ta fitojnë takimin.

Daku realizoi të enjten kundër St.Patricks në sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, ndërsa më herët ka shënuar edhe kundër Sf.Gheorghe.

Kujtojmë se ish-sulmuesi i disa klubeve kosovare është i huazuar te Mura tash e dy sezone nga skuadra kroate, Osijek. /Telegrafi/

Exit mobile version