Sulmuesi i Kosovës, Mirlind Daku ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij, Mura ndaj Goricas, në kuadër të xhiros së 35-të të elitës së futbollit të Sllovenisë.
Mura fitoi me rezultat 4-2, ndërsa Daku arriti të shënojë het-trik në këtë ndeshje.
Sulmuesi 25-vjeçar fillimisht shënoi për barazimin e rezultatin në 2-2, në minutën e 53-të.
Golit tjetër për 3-2 iu gëzua vetëm dy minuta më pas, ndërsa het-trikun e kompletoi në minutën e 69-të.
69’| GOOOL! ⚽
HATTRICK! Kdo drug kot Mirlind Daku? Po podaji iz kota je bil ponovno natančen za vodstvo čarno-bejlih s 4:2!#mismomura #čarnobejli #PrvaLigaTelemach pic.twitter.com/duPn2Tv7j2— NŠ Mura (@nsmura_ms) May 13, 2023
Një gol Gorican e shënoi edhe mesfushori shqiptar Bernard Karrica.
Mura e Dakut pas 35 ndeshjeve ka 49 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa sulmuesi ka 18 gola dhe është i dyti në listën e realizatorëve ër këtë sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yJ5TQSgQvWo&t=1s&ab_channel=Sportshorts