Telegrafi

Mirlind Daku e ka kthyer në rutinë shënimin e golave, gjen rrjetën sërish në elitën e futbollit rus  

Mirilind Daku ka shënuar golin e parë në ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të elitës së futbollit rus, mes Rubin Kazan dhe Dynamo Makhachkala. 

Sulmuesi gjilanas arriti të shënojë në fundin e pjesës së parë, duke e kthyer në gol një penallti. 

Rezultati pas 45 minutave është 1-0 në të mirë të Rubin Kazan. 

Daku e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen, ndërsa Dardan Shabanhaxhaj është futur në minutën e 16-të në vend të Valentin Vada. 

 

Me golin e sotëm, Daku aktualisht ka pesë gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje, ndërsa sonte mund të shtojë këta numra pasi ka edhe 45 minuta lojë. 

Daku pritet të jetë në listën e Sylvinhos për ndeshjet e Shqipërisë në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjerogjisë. /Telegrafi/