Mirlind Daku e ka nisur zyrtarisht sezonin e ri 2024/25 me Rubin Kazanin dhe atë me formë të shkëlqyer, duke shënuar edhe asistuar nga një herë.
Pas vetëm tre minutash lojë Pari NN realizoi për 1-0 me golin e Ze Turbos.
Por, Daku u kundërpërgjigj pas vetëm dy minutash, duke i barazuar shifrat në 1-1 me asistimin e Vada.
1-0 Ze Turbo pic.twitter.com/Tfb5RKooBM
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
Për ta përmbysur rezultatin dhe epërsinë e Rubin Kazanit ishte Zotov, që u asistua prej sulmuesit shqiptar në minutën e 33-të.
Në listën e asistuesve u regjistruar edhe lojtari tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, që e shërbeu mjaft mirë Vadan në minutën e 42-të për 3-1.
1-2 Zotov pic.twitter.com/6Am21fkYth
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
45 minutat e dytë ishin po q dinamik, derisa u shënua dy gola të tjerë.
Pari NN e ngushtoi epërsinë e Rubin Kazanit në 3-2, kur realizoi me anë të Tsarukyan në minutën e 71-të.
2-3 Tsarukyan pic.twitter.com/kxkrBuRXVL
— RPL Sky (@RPLNews_eng) July 22, 2024
Për të vulosur fitoren e Rubin Kazanit u përkujdes Dmitry Kabutov (90+1′), që realizoi për 4-2.
Daku në sezonin e kaluar në Rusi realizoi dhjetë gola, ndërsa do të shpresojë që këtë edicion të ketë shifër edhe më të lartë. /Telegrafi/