Osijek ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Lokomotiva Zagreb në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kroacisë.
Sulmuesi ynë, Mirlind Daku ishte vendimtar në këtë takim duke gjetur golin në fundin e saj.
Daku u fut në lojë në minutën e 79-të, kur rezultat ishte 1-1.
Ai gjeti golin në minutën e 88-të të takimit për t’i dhënë epërsinë Osijekut për 2-1.
88’ MIRLIIIIIIIIND DAKUUUUUUUU!!!
Osijek – Lokomotiva 2️⃣:1️⃣ pic.twitter.com/aG02iqpsCp
— NK Osijek (@nkosijek) November 26, 2021
Ndeshja u mbyll 3-1, pasi vendasit shënuan edhe një herë në kohën shtesë.
Te Lokomotiva u paraqitën Enis Çokaj, Arber Hoxha dhe Idrit Tuci.
Osijeku është lider me 34 pikë, ndërsa Lokomotiva zë vendin e 5-të me 22 pikë. /Telegrafi/