Mirlind Daku nuk e ka ndërmend të ndalet duket shënuar gola.
Talenti i jashtëzakonshëm nga Gjilani po është vendimtar në çdo ndeshje me Llapin.
Kësisoj pas 13 javëve në elitën e futbollit kosovar, Daku prinë në listën e golashënuesve.
Me golin e shënuar ndaj Vllaznisë së Pozhoranit, Daku ka quar në shtatë numrin e golave këtë edicion.
19-vjeçari ka lënë mbrapa sulmuesin nigerian Oto John që ka shënuar gjashtë gola me fanellën e Trepçës ’89 dhe Xhevdet Shabanin e Dritës.
Ndërkohë me nga pesë gola janë Genc Hamiti i Drenicës, Florent Hasani i Trepçës ’89 dhe Semir Zeneli i Vëllaznimit.
Pas kësaj forme të jashtëzakonshme, Daku pritet që të largohet nga Llapi gjatë janarit ose në fund të stinorit për ndonjë kampionat më të fortë se ai kosovar. /Telegrafi/