Florent Hadergjonaj ishte hero i skuadrës së tij Ingolstadt në ndeshjen ndaj Mainz 05.
Ylli i Kosovës, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në këtë takim për t’i siguruar tri pikët Ingolstadit 2-1.
Falë këtij goli dhe ndeshjes tejet të mirë, Hadergjonaj është shpallur edhe futbollisti më i mirë në ndeshje.
Portali i specializuar për notimin e lojtarëve ‘Who Scored’, e ka vlerësuar më së shumti mbrojtësin kosovar.
Hadergjonaj ka marrë notë 8,2 duke u shpallur kësisoj futbollisti më i mirë në ndeshje.
22-vjeçari këtë edicion përpos golit të shënuar ka bërë edhe dy asistime. /Telegrafi/