Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me kryetrajnerin Leotrim Krasninqi, klubi i futbollit “Vëllaznimi” ka zyrtatiyuar edhe emrin e trajnerit të ri, i cili do ta udhëheqë skuadrën nga Gjakova, që këtë sezon synim kryesor e kanë ngritjen në Superligën e futbollit të Kosovës.
Mirel Josa, është emri i trajnerit të ri i cili tashmë është zyrtarizuar nga ekipi i Vëllaznimit, ku në njoftimin e klubit po ashrtu është bërë e ditur që Josa që nga sot ka filluar ta ushtrojë detyrën e trajnerit, duke filluar kështu edhe me përgatitjet për sezonën pranverore.
Tutje në njoftimin e tyre KF “Vëllaznimi” bën të ditur që Josa është një trajner i njohur në futbollin mbarëshqiptar, ku 5 herë është shpallur kampion i Shqipërisë, 2 herë ka qenë fitues i Kupës së Shqipërisë, 2 herë ka qenë fitues i Superkupës së Shqipërisë, ndërsa një herë është shpalluaur edhe fitues i Kupës së Kosovës.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Josa ka drejtuar skuadra si Tirana, Skëndërbeu dhe Vëllznia në Shqipëri, ndërsa ka pasur eksperiencë edhe në futbollin e Kosovës, ku e ka drejtuar skuadrën e Prishtinës. /Telegrafi/