Site icon Telegrafi

Mirel Josa: Liria e meritoi fitoren, ne mbetemi në garë për titull të kampionit

????????????????????????????????????

Prishtina nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 14 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit nuk kanë arritur të fitojnë si mysafirë në stadiumin “Përparim Thaçi” kundër Lirisë, e cila triumfoi me rezultat minimal, 1-0.

Lexo po ashtu Liria i hakmerret Prishtinës

Pas takimit ka folur trajneri i bardhekaltërve, Mirel Josa, cili ka pohuar se ishte në dijeni të kualitetit të lojës së prizrenasve.

“E kishim parasysh agresivitetin e Lirisë në fushën e vetë dhe për këtë përgatitëm një filozofi të lojës. Kjo funksionoi shumë mirë në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë deri te pranimi i golit. Luajtëm mirë deri në atë momenti, por pas saj më pas humbën ekuilibrin”, tha Josa.

Lexo po ashtu Shkëmbi pas triumfit kundër Josës: I bije që më ka mësuar mirë, mësuesi Mirel

Ai më tutje i uroi fitoren prizrenasve, por bëri me dije se prishtinasit mbeten në garë për titullin e kampionit.

“Lirisë i uroj fitoren që e mori me meritë. Ne jemi në luftë për titull dhe skuadra që reflekton pas humbjes, mund ta fitojë edhe kampionatin”, tha ndër të tjerash Josa.

Pas kësaj, Prishtina mbetet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 23 pikë ndërsa Liria ngitet në vendin e katërt me 22 sosh.

Ndryshe, Liria do të jetë mysafirë i Dritës në xhiron e ardhshme ndërsa Prishtina do ta pres Drenicën. /Telegrafi/

Exit mobile version