Site icon Telegrafi

“Mirë se vjen në Romën e vogël”, pankartë gjigante për Jose Mourinhon në Tiranë

“Tirana mirëpret kështu Mourinhon”, shkruajnë mediat e huaja, pasi një foton gjigante e trajnerit të Romës është publikuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në pankartën gjigante ku shihet “Special One” në një vespa, lexohet: “Mirë se vjen në Romën e vogël mister Mourinho”.

Ultrasit e klubit italian do të grumbullohen në pjesën e Liqenit të Tiranës, teksa dihet që shumica në kryeqytet do të bëjnë tifozllëk për Romën.

Finalja do të zhvillohet ditën e mërkurë në ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të ketë Romën.

Jose Mouriho ka folur fjalë të mira për Shqipërinë dhe miqtë e tij që I ka në këtë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version